Prej sot do të lëshohet rruga e shpejtë Kumanovë (Stracin) – Kriva Pallankë

1 Min. Leximi

Shkup, 4 janar – Autostrada e shpejtë Rankovce-Kriva Pallankë në Korridorin 8, në gjatësi prej 25,5 kilometra, sot do të lëshohet në përdorim. Ndërtimi filloi në maj të vitit 2018.

Vlera e investimit të ndërtimit është 93,7 milionë euro, prej të cilave 80,20 milionë euro janë mjete nga Banka Botërore, ndërsa pjesa tjetër janë fonde granti në vlerë prej 13,50 milionë euro.

- Advertisement -

Në lëshimin zyrtar të rrugës është paralajmëruar prania e kryeministrit Hristijan Mickoski.

Rruga eksprese është ndërtuar në dy faza: Lot 1, pjesa Dllaboçicë – Stracin (Çatal) me gjatësi prej 15,55 kilometra për të cilën janë investuar 43,75 milionë euro, financuar nga Banka Botërore dhe fonde granti, dhe Lot 2, Kriva Pallankë. – Dllaboçicë, 10 kilometra e gjatë, për të cilën janë investuar 50.54 milionë euro nga Banka Botërore dhe fonde granti.

Kontraktor i punimeve Dllaboçicë-Çatal fillimisht ishte italiani “Tirrena Scavi”, por për shkak të ecurisë së dobët, kontrata u ndërpre dhe punimet vazhduan nga Strabag dhe seksioni i dytë u ndërtua nga “Granit”. Mbikëqyrja mbi dy seksionet u krye nga DIVI Maqedoni.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull