Prej nesër, 100 euro gjobë nëse vozisni me patentë shoferi me emrin e vjetër të shtetit

1 Min. Leximi

Nga nesër, 1 janar, dokumentet personale dhe patentat e shoferit me emrin e vjetër të shtetit nuk do të vlejnë.

Ata që kapen me patentë të vjetër do të ndëshkohen me një gjobë prej 100 eurosh.

- Advertisement -

Deri tani janë lëshuar mbi 800 mijë patenta me emrin e ri kushtetues të shtetit. Në pikat e ndërrimit nuk vërehet rrëmujë dhe procesi i zëvendësimit po ecën pa probleme.

Ministria e Punëve të Brendshme u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk i kanë rinovuar patentat e tyre të shoferit, ta bëjnë këtë deri në afatin e fundit. Ata deklaruan se shërbimet po funksionojnë me kapacitet të plotë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull