Policia e konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

1 Min. Leximi

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar xhudistin kosovar, Akil Gjakova.

Ylli kosovar ishte duke qëndruar jashtë vendit tash e sa ditë, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes është futur në territorin e Kosovës dhe është dorëzuar në polici me të hyrë në pikën kufitare në Merdarë.

- Advertisement -

Xhudisti pejan akuzohet për “dhunë në familje” dhe për këtë vepër penale është dërguar në mbajtje, shkruan “Gazeta Express”.

“Pejë 13.04.2024, 13:30. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Siç dihet, 28-vjeçari u shpall në kërkim ditën e djeshme nga Policia e Kosovës, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, duke kërkuar edhe ndihmë nga qytetarët.

Xhudisti nga Peja është i ngarkuar me veprën penale “Dhunë në familje”. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij. /Gazeta Express/

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull