Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me debatet e fundit mes partive politike rreth mënyrës së votimit në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka kritikuar deklaratat e disa përfaqësuesve të opozitës që kanë kundërshtuar votimin e fshehtë, duke e quajtur atë të kundërligjshëm, përcjell “Bota sot”.
Madje, Gjinovci u tregua i ashpër me opozitën, duke thënë ndër të tjera se:
“Unë e kuptoj që jeni edhe ksi PISA (analfa) që e lexoni tekstin e s’e kuptoni, po budallakun dhe mosdijen e juj s’mujm me ju lonë me na e imponu krejt neve”.
Postimi i plotë
Osht në rregull opozita me thon s’po dojna votim të fshehtë, krejt në rregull. Ama s’munët me thon osht anti kushtetus votimi i fshehtë sepse Gjykata Kushtetuse po thotë që deputetët kanë të drejtë me votu “në mënyrë të hapur ose të fshehur” me rastin e konstituimit të Kuvendit. Dmth osht e shkrume me fjalë. Unë e kuptoj që jeni edhe ksi PISA (analfa) që e lexoni tekstin e s’e kuptoni, po budallakun dhe mosdijen e juj s’mujm me ju lonë me na e imponu krejt neve.
Edhe kuptojeni ni sen, Albini ju ka sosë, me media, me “gazetarë”, me “analista”, me milionera, krejt bashkë ju ka mujt, edhe atë rrast. 😀