Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Përmbushje e fantazisë: pse shumë liderë perëndimorë mbështesin dhunën e Izraelit

Përditësimi i fundit: 2024/01/15 at 5:34 PM
Publikuar January 15, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Nuk ka të bëjë vetëm me lobin e fortë izraelit apo sionizmin e krishterë, argumenton një studiues. Izraeli po u bën palestinezëve atë që shumë elita politike perëndimore duan t’u bëjnë arabëve dhe muslimanëve, por shpesh nuk munden.

Gjatë muajve të fundit, shumica e elitave politike perëndimore i kanë dhënë një çek të bardhë Izraelit gjatë sulmit të tij në Gaza që ka vrarë më shumë se 20,000 njerëz. Shumë po pyesin se pse këta udhëheqës nuk i kanë dënuar krimet e pamohueshme të luftës dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar që Izraeli po kryen kundër palestinezëve?

- Reklamim -

Ka disa shpjegime për këtë fenomen. Ato të zakonshmet përfshijnë fuqinë e lobit izraelit në Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi, si dhe sionizmin e krishterë.

Ndonëse nuk i mohoj këto dy elemente, them se ka një shpjegim tjetër që na jep një pasqyrë edhe më të gjerë të mbështetjes së qartë perëndimore: përmbushja e fantazisë përmes Izraelit. Me fjalë të tjera, Izraeli po u bën palestinezëve atë që shumë elita politike perëndimore duan t’u bëjnë arabëve dhe muslimanëve, por shpesh nuk munden.

Fuqia e lobit izraelit është e mirëdokumentuar. Shtrirja dhe zgjatimi i lobit në korridoret e pushtetit në SHBA është aq e fortë dhe e thellë sa që shpesh prodhon një mbështetje pothuajse unanime për Izraelin.

Ndërkohë, sionizmi i krishterë ka qenë prej kohësh pjesë e krishterimit perëndimor, veçanërisht protestantizmit. Për sionistët e krishterë amerikanë, ideja e ringjalljes së Izraelit është e lidhur ngushtë me idenë e fatit të dukshëm dhe me veçantinë amerikane. Të dy vendet shihen si një manifestim i vullnetit të Zotit.

Ashtu siç SHBA-të pushtuan pjesën më të madhe të kontinentit të Amerikës së Veriut, dëbuan dhe shfarosën vendasit dhe grabitën tokën në emër të qytetërimit, izraelitët po bëjnë të njëjtën gjë në Palestinë.

Në anën tjetër të Atlantikut, mbështetja britanike për sionizmin u shfaq në shekullin e 19-të, duke kulmuar me Deklaratën e Balfourit të vitit 1917. Besimi në përmbushjen e profecisë biblike në lidhje me kthimin e Krishtit (ardhjen e dytë) i shton benzinë kësaj mbështetje. Për këtë arsye, shumica e sionistëve nuk janë hebrenj, por të krishterë.

Dy elementët e mëparshëm shpjegojnë mbështetjen politike anglo-amerikane dhe t; pjesës më të madhe të Perëndimit për ekzistencën e Izraelit.

Por mbështetja për dhunën e Izraelit kundër palestinezëve dhe shpërfillja e ligjit ndërkombëtar gjendet diku tjetër: Izraeli është avanposti i fundit kolonial evropian në Lindjen e Mesme. Në kohën kur lufta antikoloniale po i jepte fund projektit kolonial evropian pas Luftës së Dytë Botërore, Izraeli u shfaq si vazhdimi i asaj ëndrre – një komb kryesisht evropian i vendosur në botën arabe me qëllim për të nënshtruar dhe eliminuar popullsinë vendase.

Kjo gjithashtu krijoi një postë ushtarake që mund të shërbente si një bazë ushtarake në Lindjen e Mesme. Sipas këtij shpjegimi, nuk është Izraeli ai që po “kontrollon” disi Perëndimin – një ide kjo antisemite, sa për fillim – por janë vendet perëndimore që po e përdorin Izraelin për përfitimet e tyre politike dhe strategjike. E drejta ndërkombëtare nuk vlente për fuqitë koloniale atëherë, e nuk vlen për Izraelin tani.

Lehtësia relative me të cilën shumica e qeverive perëndimore kanë pranuar dhunën kundër palestinezëve është e lidhur drejtpërdrejt me normalizimin e dhunës ndaj arabëve dhe muslimanëve në periudhën pas 11 shtatorit.

Muslimanët në Perëndim janë shumë të mbikqyrur dhe të sekuritizuar. E përforcuar nga media dhe kultura popullore, kjo situatë krijon një atmosferë në të cilën përdorimi i dhunës ndaj tyre shpesh nuk kërkon justifikim.

Sipas Institutit Watson të Universitetit Brown për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Publike, më shumë se 432,000 civilë kanë vdekur në Irak, Afganistan, Jemen, Siri dhe Pakistan si rezultat i drejtpërdrejtë i përfshirjes së SHBA-së në Luftën kundër Terrorit pas 11 shtatorit. Mbi 3.5 milionë vdekje civile indirekte në këto vende dhe zona të tjera të luftës pas 11 shtatorit ndodhën gjatë asaj periudhe.

Në Evropë, një pjesë e ekuacionit në pranimin e krimeve të luftës të Izraelit ka të bëjë me idenë e shpagimit pas Holokaustit. Kjo është veçanërisht e dukshme në Gjermani, e cila e ka çuar pozicionin e saj pro-izraelit në ekstreme të papara. Ne kemi parë një sërë përgjigjesh skandaloze nga zyrtarët gjermanë, që nga mbrojtja e mizorive të Izraelit deri te kërkesa që emigrantët të dënojnë Hamasin dhe të pajtohen me qëndrimet e qeverisë gjermane.

Duke e përdorur fajin e saj historik si armë, Gjermania është bërë një pjesë thelbësore e boshtit pro-izraelit në Perëndim, së bashku me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Edhe Jürgen Habermas, një filozof i famshëm gjerman i njohur për mbrojtjen e të drejtës ndërkombëtare, nënshkroi një deklaratë që afirmonte mbështetjen për Izraelin mbi çdo gjë tjetër dhe përjashtonte mundësinë që Izraeli po kryente gjenocid kundër palestinezëve.

Nëpërmjet dhunës së Izraelit, Gjermania dhe vendet e tjera europiane fantazojnë për problemin që kanë vetë me emigrantët. Kesisoj, dhuna kundër palestinezëve i shërben interesave të elitave perëndimore dhe izraelite dhe përmbush dëshirën për hakmarrje, duke ofruar gjithashtu shpengim për Holokaustin.

Në fantazinë hakmarrëse të Quentin Tarantinos Inglorious Basterds, hakmarrësit hebrenj kryejnë një masakër kundër udhëheqjes naziste në një kinema, duke përfshirë Hitlerin dhe Gebelsin. Në një veprim mjeshtëror kundërfaktual, Tarantino i lejon hebrenjtë të kënaqen me një akt hakmarrjeje kundër nazistëve dhe i lejon europianët të dëbojnë të kaluarën e tmerrshme naziste.

Udhëheqja izraelite e ka përshkruar vazhdimisht Hamasin dhe palestinezët si nazistë. Duke komentuar filmin, rabini Irwin Kula paralajmëron për grackën etike në të cilën mund të biesh duke ëndërruar për hakmarrje. Megjithatë, shton ai, “(ka) ende shumë inat dhe zemërim që nuk ka dalë në sipërfaqe.”

Kula paralajmëron, “Ndoshta ne mund të fillojmë të shërohemi dhe të kuptojmë se pafajësia e vuajtjes nuk mund të shëlbohet kurrë nga ushtrimi i pushtetit.” Por Izraeli ka zgjedhur të përdorë fuqinë e tij ushtarake superiore mbi palestinezët, shpesh, në mes të ditës dhe me mbështetjen e plotë të shumicës së elitave politike perëndimore.

Duke vepruar në bazë të instinktit të tij të hakmarrjes, Izraeli po e nxjerr zemërimin mbi palestinezët për traumën e akumuluar të diskriminimit shekullor nën antisemitizmin evropian, i cili kulmoi me Holokaustin. Dhe, duke i mbështetur ata, elitat politike perëndimore po veprojnë sipas fantazive të tyre të dhunës kundër arabëve dhe muslimanëve – ndoshta duke kërkuar hakmarrje shtesë për sulmet e 11 shtatorit dhe sulmet terroriste pasuese në Perëndim.

Gjatë gjithë kohës, palestinezët, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me antisemitizmin europian apo me sulmet terroriste të 11 shtatorit, të vuajnë tmerrësisht për të përmbushur këto fantazi të dhunshme të kthyera në realitet.

TOP Lajmet

Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
ETIKETUAR: dhunë, fantazi, gaza, izrael
3shi.net 15 Janar, 2024 January 15, 2024
Artikulli i mëparshëm RMV, në mesnatë do të ketë çmime të reja të derivateve të naftës
Artikulli tjetër E vërteta e këtyre “alienëve”

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Zv/ministrja e Sportit: Qeveria miratoi Programin për sallat sportive

    3shi.net December 17, 2024
    Azizi: Po dështon përpjekja e BDI-së për “destabilizim”!
    Çfarë pritet nga fjalimi i Bidenit drejtuar kombit?
    Xabi Alonso kërkon 100 milionë euro për të kompletuar dy transferime në mbrojtje te Real Madridi
    Pasi e shpalli veten “mbret”, Trump sfidon Kushtetutën e SHBA-së: “A duhet të kandidoj përsëri?”
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?