Përfundon bastisja në banesën e Fatmir Shehollit, i arrestuar nën dyshimin për spiunazh

4 Min. Leximi

Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjen në banesën e Fatmir Shehollit i cili është arrestuar të enjten nën dyshimet për spinazh.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Në një komunikatë për media, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se Sheholli është arrestuar pas hetimeve disa mujore dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Për arrestimin e tij ka shkruar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Ai ka thënë se arrestimi u bë në regjionin e Prishtinës me asistencë të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

Sveçla ka shkruar se pret trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili sipas tij, përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Pjestarët e Policisë pas përfundimit të bastisjes në banesën e Fatmir Shehollit në Prishtinë (Foto: Driton Paçarada)

Fatmir Sheholli arrestohet nën dyshimet për spiunazh

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar Fatmir Sheholli, i dyshuar për spiunazh. Arrestimi i tij u bë në regjionin e Prishtinës me asistencë të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë. 

Sveçla ka shkruar se pret trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili sipas tij, përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj. Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale”, ka shkruar ai.

Në një komunikatë për media, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se Sheholli është arrestuar pas hetimeve disa mujore dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. Gjithashtu po kryhen bastisje në vendbanimin e të dyshuarit me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale

“Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordnim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sheholli ka qenë i ftuar herë pas here në televizionet e Kosovës në rolin e analistit politik. Ai është drejtues i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Kosovë. Ishte ftuar për dëshmi edhe nga Gjykata Speciale.

Në paraqitjet publike, ai ka pohuar se ka punuar në Shërbimin e Sigurimit të Serbisë (UDB) dhe pas luftës ka qenë i angazhuar në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull