PDK publikon listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

1 Min. Leximi

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të garojë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 28 dhjetor me numrin 130, të caktuar pas shortit të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas një liste të siguruar nga Telegrafi, bartës i listës është kryetari i ri i partisë, Bedri Hamza, ndërsa pas tij renditet Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj….etj.

Çka bie në sy është Abelard Tahiri, i cili është vendosur i fundit në listë.

Sekretari për organizim dhe zgjedhje i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka vendosur të mos jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Gjoshi ka shkruar në profilin e tij në Facebook se do të përkushtohet në organizim të fushatës.

Ndryshe nga LDK e AAK, Partia Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka publikuar listën përfundimtare.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull