Pas emërimit të Xhulian Shabanit në RTVM, Xhenur Iseni me kritika të ashpra për VLEN-in

1 Min. Leximi

Gazetari dhe njëri nga kandidatët më serioz për postin e zv/drejtorit të RTVM-së, Xhenur Iseni ka shpërthyer me kritika, pas lajmit se në këtë pozitë, është emëruar Xhuliuan Shabani.
Iseni, në postimin e tij, dërgon kritika të ashpra ndaj partisë shqiptarë në pushtet-VLEN-it, duke thënë se ata nuk dinë as të dëgjojnë e as të flasin, ndërsa zërin e qytetarëve e shohin si bezdi e jo si përgjegjësi.
“Këta nuk dinë as të dëgjojnë as të flasin. Zërin e qytetarëve e shohin si bezdi, jo si përgjegjësi. Premtimet u zëvendësuan me heshtje, ndërsa heshtja me arsyetime. Kur pushteti nuk dëgjon, ai largohet nga populli. Kur mungon qëndrimi, mungon edhe ndryshimi.
Për këta vlen fjala SI KEN SI S’KEN…… janë heshtja e institucionalizuar”, ka shkruar Xhenur Iseni.
Ndryshe Xhenur Iseni, njihet si gazetar me përvojë, por edhe si analist politik, i cili është njohës i mirë i rrethanave politike jo vetëm në vendin tonë por edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Madje, ai është mysafir i rregullt i debateve në televizionet e Kosovës.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull