Paralajmërime për luftë civile në Izrael

3 Min. Leximi

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e armëpushimit dhe marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve.

Kolumnisti i gazetës izraelite Haaretz, Gideon Levy, shkroi se Izraeli me vetëdije dhe keqdashje po shkel një marrëveshje të nënshkruar ndërkombëtare dhe po kryen një sulm brutal dhe të pamëshirshëm në Rripin e Gazës, gjë që tregon tërheqjen e tij nga marrëveshja e armëpushimit.

- Advertisement -

Sipas Levy, Izraeli po vret vetëm për hir të vrasjes, me synimin për të rindezur luftën dhe për të ruajtur koalicionin qeverisës të udhëhequr nga Benjamin Netanyahu.

- Advertisement -

Ai arrin në përfundimin se të gjitha këtyre krimeve të kryera nga Izraeli “duhet t’i shtohet krimi i medias së tij që guxon të fshehë tmerret në Gaza”.

Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth raportoi paralajmërime nga eksperti ligjor Aharon Barak, ish-president i Gjykatës së Lartë izraelite, se thellimi i ndarjeve të brendshme mund të çojë në luftë civile.

Barak vuri në dukje se mosmarrëveshjet dhe tensionet kanë arritur një nivel të tillë që mund ta shtyjnë Izraelin në humnerën e luftës civile dhe paralajmëroi kundër “tiranisë së shumicës që shpërdoron pushtetin e saj”.

Rrahja e protestuesve

Jerusalem Post raporton se policia izraelite përdori forcë të tepruar për të shpërndarë demonstruesit që po protestonin kundër politikës së qeverisë në lidhje me të burgosurit në Rripin e Gazës, si dhe shkarkimin e shefit të Shin Bet, Ronen Bar.

Gazeta izraelite tërheq vëmendjen për faktin se janë shfaqur video të shumta që tregojnë rrahjen dhe abuzimin ndaj protestuesve, si dhe përdorimin e metodave të ndryshme për të prishur protestat. Shtihet se policia aktualisht po përballet me pyetje dhe kërkesa të shumta për të nisur hetimet për rastet e dokumentuara të dhunës.

Gazeta britanike The Guardian publikoi një raport mbi rritjen e numrit të viktimave në mesin e grave dhe fëmijëve për shkak të bombardimeve izraelite të Gazës pas sulmeve të fundit ajrore izraelite, të cilat Izraeli shpalli përfundimin e marrëveshjes dymujore të armëpushimit në Gaza.

Sipas gazetës, koha e sulmeve ajrore izraelite shpjegon numrin katastrofik të viktimave, duke qenë se bombardimi ndodhi teksa njerëzit ishin duke fjetur, ku shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Gazeta zvicerane Le Temps shkruan se Izraeli po kërkon të vendosë kontroll të plotë mbi të gjitha fazat e dërgimit dhe shpërndarjes së ndihmave humanitare të dërguara në Gaza dhe Bregun Perëndimor dhe se autoritetet izraelite tashmë kanë informuar palët përkatëse për rregullat e reja.

Gazeta raportoi paralajmërime nga organizatat humanitare se OJQ-të dhe Kombet e Bashkuara do të duhej të pranonin këto kushte të paprecedentë izraelite ose të ndalonin ofrimin e ndihmës për palestinezët. Në këtë kontekst, gazeta shtron pyetjen: A po përdor Izraeli ndihmën humanitare si armë lufte? /tesheshi.com/

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull