Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

Papastërti, pa transport publik, pa gjelbërim – Shkupi hallakamë, Arsovksa pa zgjidhje!

Përditësimi i fundit: 2024/08/22 at 5:25 PM
Publikuar August 22, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deri në tetor të vitit 2025, Danella Arsovska ka mandat të udhëheqë me Qytetin e Shkupit. Ajo u bë “nëna e qytetit” pasi i fitoi zgjedhjet si kandidate e pavarur, por me mbështetjen e VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, të cilët në zgjedhjet lokale të vitit 2021 përbënin bllokun e partive opozitare kundër kandidatit të LSDM-së, Petre Shilegov, i cili kishte mbaruar mandatin e parë, shkruan Alsat.

Ekonomistja Arsovska, e cila paraprakisht ishte kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike, në krye të qytetit, erdhi nën akuza për posedim të shtetësisë bullgare. Por, nuk kaloi një vit, filloi të grindet me partitë të cilat, praktikisht sollën në krye të qytetit.

- Reklamim -

Fillimisht prishi relacionet me VMRO-DPMNE-në, përkatësisht kryetarin e saj Hristijan Mickoski, nën akuzë se ka zënë funksionarë të partisë “me duar në mjaltë”, duke aluduar për korrupsion.

Më pas, rrugët i ndau edhe me Aleancën për Shqiptarët, pasi që Arsovska, u afrua dhe madje emëroi drejtorë nga BDI, ndonëse ata kishin qenë kundërshtarët e bllokut që mbështeti Arsovskën. Kjo përplasje politike, ka bërë që Arsovska ta humb mbështetjen në Këshillin e Qytetit, i cili duhet t’u japë mbështetje programeve dhe projekteve të qytetit.

Ndër to, ishte megapremtimi i Arsovskës për transport publik falas, i cili do të duhej të realizohet pasi të bliheshin 250 eko-autobusë. Ka kaluar mbi gjysma e mandatit, por Qyteti i Shkupit le që nuk ofron transport publik falas, por për ironi, çështja e transportit publik është kthyer në problemin kryesor me të cilin përballen shkupjanët.

Sot, madje nuk ka transport publik të rregullt as me para. Gjatë këtyre viteve, Arsovska, kishte probleme edhe me pastërtinë e qytetit. Qytetarët, në vazhdimësi ankohen se nuk pastrohen me rregull mbeturinat.

Në mars të vitit 2023, për 3 ditë me radhë nuk u pastruan mbeturinat në qytet, pas protestës së të punësuarve të cilët kërkonin kushte më të mira në punë. Por, në vend kësaj, Higjiena Komunale e cila udhëhiqej asaj kohe nga Kosana Nikoliq Mazneva, hoqi nga puna mbi 100 punëtorë, shumica me kombësi shqiptare, nën arsyen se nuk shkojnë në punë, e për të cilën, nuk ofroi fakte në opinion.

Ndër të përjashtuarit nga puna ishte edhe kreu i Sindikatës, i cili, është i obliguar t’i mbrojë punëtorët. Krahas problemit me higjienën, probleme ka edhe me parqet e qytetit, të cilat nuk mirëmbahen, prehen dhe nuk pastrohen. Madje, si asnjëherë më parë, bari para qeverisë u rrit mbi një metër pasi Ndërmarrja Publike Parqe dhe Gjelbërim nuk e ka prerë. 3 nga mega-parqet e premtuara të Arsovskës janë realizuar, por megjithatë janë ndërtuar në hapësira më të vogla se sa janë premtuar.

Njëri prej tyre është i rrethuar me fusha dhe me deponi dhe jashtë vendbanimit, tjetri mes ndërtesave dhe i treti në trasenë që duhet të ndërtohet bulevard. Për gati tre vite në krye të qytetit, Arsovska do të mbahet mend edhe për ndryshimin e shpeshtë të drejtorëve nëpër ndërmarrjet publike. Gjegjësisht, deri tani ka ndërruar rreth 40 drejtorë. Vetëm në Ndërmarrjen Publike për Ujësjellës dhe Kanalizim 5 herë janë ndërruar drejtorët, ndërkaq nga 4 drejtorë janë zëvendësuar edhe në Ndërmarrjen për Parking dhe Ndërmarrjen për Transport Publik.

Arsovska gjatë këtyre viteve ishte e shurdhër për mediat. Nuk ka mbajtur konferenca të rregullta për shtyp, brifingje, ndërkaq nuk përgjigjet me kohë edhe në pyetjet gazetareske. Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Danella Arsovska mori rreth 120 mijë vota, ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare me partinë e saj të sapoformuar “Alternativa e re” mori më pak se 1600 vota./ Alsat.mk

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 22 Gusht, 2024 August 22, 2024
Artikulli i mëparshëm William Burns nuk po e viziton Kosovën për herën e parë
Artikulli tjetër Ndryshon himni i Championsit, ankohen tifozët

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Fronti Europian: Qytetarët të vendosin vet se si do të shfrytëzojnë të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale

    3shi.net May 3, 2024
    MEPSO: Në panik të madh, BDI-ja tanimë ka filluar të sulmojë kuadrot e Ziadin Selës
    “S’ka vend më të mirë për ta kuptu atdhedashurinë”, Taravari bashkë me Gashin, Mexhitin e Kasamin, vizitojnë bacën Rifat në Prekaz
    Bekim Sali uron Afrim Gashin: Faleminderit që na udhëhoqe faqebardhë deri në këtë fitore!
    Vrap pas mjekësisë dhe IT-së
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?