Pa rrymë sot do të jenë disa pjesë të komunës së Butelit, ndërsa nesër disa pjesë të komunës Çair, për shkak të punimeve teknike në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, pas njoftimit nga EVN Maqedoni.
Nga ora 08:30 deri në orën 15:00, pa rrymë do të jenë shfrytëzuest e një pjesë të fshatit Lubanc, konkretisht pjesa drejt Kishës “Shën Jovan” në komunën e Butelit.
Nga QRMK theksojnë se nesër pa rrymë nga ora 8 deri në orën 13 do të jenë shfrytëzuesit nga një pjesë e rr. “Xhon Kenedi” (shfrytëzuesit në rrethinën e marketit Vero ) dhe një pjese të rrugës “Kemal Sejfula” (shfrytëzuesit në afërsi të stadiumit) në komunën e Çairit.

