Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Sekretarin e Shtetit të Amerikës, Antony Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s.
Në një postim në Facebook, Osmani ka publikuar një fotografi nga takimi me Blinken.
”Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani.
Në fjalimin e tij në kuadër të Samitit të NATO-s, sektetari Blinken falënderon Presidenten Osmani./21Media