Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.Këtë kërkesë, Osmani e ka bërë në takimin me Ambasadorin e BE’së në Kosovë, Aivo Orav.
Osmani i ka cilësuar sit ë padrejta këto masa, që ka thënë se po dëmtojnë qytetarët e vendit.“Me këtë rast, Presidentja Osmani ripotencoi edhe njëherë rëndësinë e largimit të masave të padrejta, të cilat përfundimisht po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Osmani dhe Orav kanë folur edhe lidhur me procesin zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm për konstituimin e institucioneve të reja.Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca bëhet e ditur se në javët dhe muajt në vijim në Kosovë priten një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian.
“Këto vizita do të jenë një mundësi e mirë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe BE-së, veçanërisht në fushat kyçe të zhvillimit dhe integrimit evropian”, thuhet në njoftim.