Osmani: Mjaft me përçarje, rrugët e padrejtësisë i hap populli|Video

1 Min. Leximi

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar përmes një videoje në Facebook pas zhvillimeve politike që çuan në dështimin për zgjedhjen e presidentit dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.

 

Osmani e ka cilësuar situatën si një moment të rëndë për vendin, duke thënë se “mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën”, por ka shtuar se qytetarët kanë forcën për t’u ngritur nga krizat.

Osmani ka bërë thirrje për tejkalim të përçarjeve politike dhe gjuhës së ashpër në publik.

“Mjaft më me propagandë, mjaft më me urrejtje, mjaft më me përçarje e me ndjellje të frikës”, ka deklaruar ajo.

Në mesazhin e saj, ajo ka kërkuar më shumë unitet dhe shpresë, duke theksuar se duhet “dashni dhe vetëm dashni për vendin tonë”, si dhe fokus në të vërtetën dhe jo në shpifje apo frikë.

Në fund, Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në atë që e quajti “mision”, duke shtuar se “rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”.

 

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull