Osmani i reagon VLEN-it, i quan vasal, por nga VLEN i kundërpërgjigjen

1 Min. Leximi

Anëtari i lartë i BDI-së dhe ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar pas kritikave që i kanë dërguar nga VLEN për punën e tij.

“Këta vazalët ВРЕДИ i munda si kandidat i Frontit me një rezultat thuajse 2:1 dhe ende kanë fytyrë të merren me mua. Së paku heshtni, sepse tradhtia që po lini trashëgimi për gjenerata e gjenerata nuk mbulohet me kumtesa të recikluara nga Stoilkoviçi juaj”, shkroi Osmani.

- Advertisement -

Por atij i janë kundërpërgjigjur nga VLEN.

“Pas kumtesës sonë në mëngjes, paska reaguar “pacienti” që po vajton për qeveri, sepse për krimin dhe korrupsionin duhet të jep përgjegjësi:

Është turp të krekosesh me rezultate të zgjedhjeve kur ju ka deligjitimuar populli shqiptar, i vendlindjes, i mahallës, i Serovës.

Seravë votat
VLEN 3934 vota
Fronti me Bujar Osmanin 2905

- Advertisement -

Do të ketë përgjegjësi për gjithë krimin dhe korrupsionin që e keni bërë, edhe për 1 milion euro per 3 ditë rent a car shërbime, edhe për keqpërdorimet e Lubomir Fërçkoskit, edhe për Besmira Ejupin.”, reaguan nga VLEN-i.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull