Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Teknologji

OpenAI tani krijon edhe video. Dridhen Hollywood the politikanët

Përditësimi i fundit: 2024/02/20 at 11:00 AM
Publikuar February 20, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Imazh i gjeneruar me inteligjencë artificiale

OpenAI, kompania kaliforniane që mahniti botën me ChatGpt, i ka lënë sërish të gjithë pa fjalë me Sora-n, inteligjenca artificiale e aftë për të gjeneruar video realiste duke nisur vetëm nga teksti.

- Reklamim -

Ashtu si ChatGpt u trajnua për miliarda shkrime, Sora u trajnua në një arkiv të madh videosh. Bazuar në atë që ka mësuar, Sora mund t’i transformojë udhëzimet e përdoruesve – të ashtuquajturat “prompts” – në imazhe lëvizëse.

Rezultati është magjik. Në një nga videot e publikuara nga OpenAI, një grua ecën në një rrugë në Tokio. Të gjitha komandat që i janë dhënë inteligjencës artificiale janë respektuar. “Gruaja ka veshur syze dielli, xhaketë, fustan të kuq dhe çizme të zeza.” U tha, u bë. “Njerëz të tjerë po lëvizin pas saj.” U tha, u bë. “Asfalti është i lagur dhe reflekton dritat e neonit”. E bëri edhe këtë. Drejtimi i improvizuar i AI është gjithashtu mbresëlënës. Niset nga një tërësi që tregon kontekstin urban.

Pastaj kalohet në një plan të parë të gruas. Në një minutë – maksimumi që mund të realizohet tani për tani me Sora – vetëm dy gjëra e tradhëtojnë natyrën artificiale të imazheve: një simbol i vogël OpenAI – “prova” që përmbajtja vjen nga një inteligjenca artificiale – dhe hapat ndonjëherë të pasigurt të “gruas me të kuqe”. OpenAI ka shfrytëzuar gjithashtu Italinë për të nisur krijimin e vet. Sora – që do të thotë “qiell” në japonisht – mund të krijojë një qytet buzë detit, i frymëzuar nga Amalfi, i kapur nga një dron. Ose një qen që ecën nëpër shtëpitë e Buranos.

Por janë thjesht demonstrime. Sora, në fakt, nuk mund të provohet. Dhe ne nuk e dimë nëse, pasi të hapet për publikun, ajo do t’i përgjigjet në një mënyrë po aq të habitshme kërkesave të përdoruesve. Por kaq mjafton: OpenAI sapo ka përfunduar një marrëveshje që vlerëson kompaninë e San Franciskos në 80 miliardë dollarë, duke trefishuar vlerësimin e saj në 10 muaj. New York Times shkruan: kompania, e cila ka Microsoft në mesin e financuesve, do të shesë aksionet e veta në një ofertë publike të udhëhequr nga kompania e kapitalit Thrive Capital.

OpenAI aktualisht po vlerëson çdo rrezik të kësaj teknologjie. Do të ketë punë për të bërë. Nëse përdoret gabimisht, një mjet si Sora mund të rrisë në mënyrë dramatike deep fakes, ato video në të cilat algoritmet e bëjnë një individ – shpesh të famshëm ose politikan – të thotë (ose të bëjë) gjëra që nuk i kanë thënë apo bërë kurrë. Nuk mjafton prania e filtrave apo censurës, të cilat duhet të parandalojnë gjenerimin e përmbajtjeve të dhunshme, ofenduese dhe të turpshme. Ylli i popit Taylor Swift di diçka për këtë, pasi së fundmi u zhvesh nga inteligjenca artificiale e Microsoft, pavarësisht masave të sigurisë të miratuara nga kompania. Është e lehtë të imagjinohet keqinformimi që Sora do mund të nxiste nëse dikush do të gjente një mënyrë për ta përdorur atë për të klonuar Joe Biden, Donald Trump ose çdo person tjetër që kandidon për Shtëpinë e Bardhë, apo një vend në Parlamentin Evropian në 2024.

Sora shqetëson edhe Hollywood-in dhe në përgjithësi ata që e fitojnë bukën me video të vërteta. “Ju lutem, mos më ktheni në një person të pastrehë”, I shkroi me ironi MrBeast, YouTuber-i më i ndjekur dhe më i famshëm në botë, Sam Altmanit, CEO i OpenAI. Por ka pak për të qeshur. Një studim i fundit nga Universiteti Carnegie Mellon në Pittsburgh theksoi se për të prodhuar një imazh, inteligjenca artificiale përdor energjinë e nevojshme për të karikuar një smartphone. Sa do t’ju duhet për një video prej disa sekondash? Pastaj është çështja e të drejtës së autorit. Çfarë imazhesh “studioi” Sora? OpenAI pretendon se ka përdorur video publike pa të drejtë autori. Por në të kaluarën kompania është përballur me disa padi – njëra prej tyre nga New York Times – për përdorimin e të dhënave pa leje.

TOP Lajmet

Mexhiti: Protagonistët e serialit të quajtur ‘rrënimi i qeverisë, dështuan’
Lajme Politikë
Bekim Sali: VLEN ende është këtu, sepse ndryshimi i vërtetë nuk tradhtohet por mbrohet!
Lajme Politikë
Mickoski: Taravari po kthehet në përqafimin e Ali Ahmetit, i dëshiroj shumë fat!
Lajme Politikë
Basha voton me vajzën e tij të madhe: Sot keni një të drejtë të çmuar, besoni tek Shqipëria
Bota dhe Rajoni Lajme
“Të tregojmë se jemi europianë”, voton Spiropali, mesazhi për qytetarët: Të gjithë të votojnë sot me qytetari
Bota dhe Rajoni Lajme
Zgjedhjet në vendin tonë, Rama thirrje shqiptarëve: Sot është Dita e Shqipërisë, votoni
Bota dhe Rajoni
ETIKETUAR: OpenAI
3shi.net 20 Shkurt, 2024 February 20, 2024
Artikulli i mëparshëm A ka ardhur koha të kthehet Ligji për fëmiun e tretë dhe të katërt, por tani të vlejë për fëmiun e parë dhe të dytë?
Artikulli tjetër Kaligrafia, një ‘udhëtim shpirtëror përmes durimit’

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Politikë

    Të dielën do të bëhet votimi i qeverisë me kryeministër Talat Xhaferin

    3shi.net January 22, 2024
    Ahmeti për Grubin: Nuk i kontestojmë vendimet e DASH-it, nëse vërtetohet fajësia Grubi do të tërhiqet nga të gjitha organet e partisë
    Mexhiti: VLEN-i është shumë më kompakt se BDI-ja
    Dënime me kusht për sulmin në MNAV, përfshi dhe zyrtarin e BDI-së
    Kurti: Raportet me SHBA-të janë shumë të mira, por s’pajtohemi për çdo gjë
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe RajoniTeknologji

    Erdoğan: Turqia në mesin e 3 vendeve kryesore në botë në teknologjinë e dronëve

    May 3, 2025
    Teknologji

    “Lamtumirë Skype”, mbyllet APLIKACIONI pas dy dekadash!

    May 2, 2025
    Teknologji

    Bill Gates: Ky është i vetmi profesion që Inteligjenca Artificiale nuk mund ta zëvendësojë

    April 10, 2025
    Teknologji

    Inteligjenca artificiale nuk mendon si njeri – pasoja serioze në disa fusha të jetës

    April 6, 2025
    Teknologji

    “Meta, Meta, hajdutë librash”

    April 4, 2025
    Teknologji

    Cilat informacione nuk duhet t’i ndani kurrë me ChatGPT?

    April 1, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?