Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Kulturë

Omar Faruk Tekbilek: Muzika turke, më e pasura në botë për nga melodia dhe ritmi

Përditësimi i fundit: 2024/11/26 at 4:44 PM
Publikuar November 26, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Muzikanti dhe kompozitori turk, Omar Faruk Tekbilek, tha se gjatë gjithë jetës së tij artistike është frymëzuar nga shumë muzikantë.

Tekbilek, së bashku me “His Ensemble With String Quartet” do të zhvillojë koncert më 1 dhjetor në Qendrën Kulturore Atatürk (AKM) dhe më 3 dhjetor në CSO Ada Ankara.

- Reklamim -

Tekbilek, i cili mund të përdorë shumë instrumente si baglama, nej, darabukë, zurna dhe def në nivelin e virtuozit, ndërthur kultura të ndryshme duke ndërtuar një urë midis muzikës tradicionale turke dhe muzikës botërore.

Në një intervistë për Anadolu, Tekbilek foli për jetën e tij artistike si dhe koncertet që do t’i mbajë në Türkiye.

– “Çdokush mund ta bëjë atë që dëshiron me muzikën instrumentale duke imagjinuar fjalët që dëshiron”

Duke treguar se puna me muzikantin Brian Keane ka ndikuar në artin e tij, Tekbilek tha se së bashkë fillimisht kanë nxjerrë albumin “Suleiman the Magnificent”.

Duke theksuar se këtë album e kanë bërë për një dokumentar rreth jetës së Sulejmanit të Madhërishëm dhe për një ekspozitë, ai tha:

“Përgatitja e muzikës së vendeve të ndryshme që kërkonte ky film, na ndihmoi të kuptojmë se ana e përbashkët universale e muzikës është katër lloje. E pamë që gjëja e parë e këtij diversiteti është muzika shpirtërore, e dyta muzika romantike, e treta muzika folklorike dhe e katërta muzika popullore. Ne arritëm të njëjtin interes dhe sukses duke përdorur gjithmonë të njëjtin format në punimet tona të mëtutjeshme”.

Që nga mosha e hershme ai ka kuptuar se muzika instrumentale është më efektive se sa ajo me tekst. “Unë besoj se muzika me tekst i tërheq vetëm ata që e flasin atë gjuhë, ndërsa kjo kufizon dimensionin universal të muzikës. Ndërkaq, çdokush mund ta bëjë atë që dëshiron me muzikën instrumentale duke imagjinuar fjalët që dëshiron”, tha ai.

– “Muzika turke është muzika më e pasur në botë për nga melodia dhe ritmi”

Më tej, Tekbilek, duke shpjeguar se shumë “mjeshtër të muzikës” në jetën e tij artistike zënë një vend të rëndësishëm, mes tyre ai numëroi Aka Gündüz Kutbay, Burhan Tonguç, İsmet Sıral si dhe shumë mjeshtër muzikantë amerikanë të xhazit, duke dalluar emrat Orhan Gencebay dhe Briane Keane.

Duke folur për rëndësinë e muzikës turke, Tekbilek tha: “Meqenëse muzika jonë u shfaq në një gjeografi që ka qenë djepi i dhjetëra qytetërimeve gjatë historisë, ajo është muzika më e pasur në botë për nga melodia dhe ritmi, edhe pse është monofonike”.

Ai foli edhe për koncertet që do t’i mbajë në Istanbul dhe Ankara. Tekbilek informoi se koncerti i parë do të jetë në Istanbul më 1 dhjetor në Istanbul AKM, ndërsa i dyti më 3 dhjetor në CSO ADA Ankara.

“Ajo që më emocionon gjithashtu është takimi me njerëzit e vendit tim të dashur, që më mungon, në hyrje të sallave pas çdo dy koncertesh”, u shpreh Tekbilek.

Tekbilek tashmë 45 vjet jeton në SHBA së bashku me fëmijët dhe nipat/mbesat e tij, ndërsa një kohë të caktuar punon në atdheun e tij Adana. “Që tani e tutje synoj të ndaj më shumë nga ajo që kam grumbulluar në jetën time artistike, veçanërisht me të rinjtë e vendit tim”, shtoi muzikanti dhe kompozitori turk Tekbilek.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
3shi.net 26 Nëntor, 2024 November 26, 2024
Artikulli i mëparshëm Faton Fazliu: Në shërbim të qytetarit me shërbime më cilësore në Manastir
Artikulli tjetër Kontrolle të përforcuara në pikëpagesa, dënime nga 200 euro

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    EkonomiLajme

    MAQEDONIA NË TOP DHJETËSHIN! Evropa, përfituesit nga qiratë e banesave

    3shi.net May 27, 2024
    Mbledhje ndërqeveritare midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës
    Kryeparlamentari shqiptar në RMV: Dihet botërisht që LVV e mbështeti VLEN-in, integrimi në BE kërkon dialog
    Murtezani në takim zyrtar në Këshillin për Çështje të Përgjithshme të BE-së në Bruksel
    Kandidatët për president nënshkruan Kodeksin për zgjedhe korrekte
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    KulturëLajme

    Islanda, Sllovenia dhe Spanja kërkojnë që Izraeli të mos marrë pjesë në Eurovizion: “Nuk mund të mbyllim sytë para tmerrit në Gaza”

    April 28, 2025
    Kulturë

    Ministria e Kulturës-RMV: Pagesa e pagave do të përfundojë sot

    April 24, 2025
    Kulturë

    A e dini pse 23 prilli quhet Dita Botërore e Librit?

    April 23, 2025
    Kulturë

    Protesta para Ministrisë së Kulturës, kërkohet zgjidhje e përhershme për pagat

    April 22, 2025
    KulturëLajme

    Ministria e Kulturës: Të punësuarit do t’i marrin pagat me rritje në fillim të javës së ardhshme

    April 18, 2025
    Kulturë

    “Adolescence”, Starmer: Seriali të transmetohet në të gjithë shkollat e vendit!

    April 1, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?