Oklahoma City Thunder ka marrë një fitore spektakolare në shtëpinë e liderit aktual të Konferencës së Perëndimit, Minnesota Timberwolves.
Në sfidën e zhvilluar në Target Center, OKC ka triumfuar me pesë pikë diferencë 97:102.
Shai Gilgeous-Alexander ishte i pandalshëm në këtë sfidë duke e mbyllur atë me 33 pikë, dy kërcime e gjashtë asistime.
Me lojë të mirë te mysafirët u dallua edhe Williams 20 pikë e pesë kërcime, derisa Holmgren me 15 të tjera dhe Dort me 14 pikë dhanë një kontribut të madh në këtë fitore.
Te skuadra vendase më efikasit ishin Anthony Edwards dhe Karl-Anthony Towns me nga 19 pikë, por që në fund nuk ishin të mjaftueshme për fitore.
Përkundër disfatës, Minnesota vazhdojnë të jenë lider me bilanc 30 fitoreve dhe 12 disfatave, derisa OKC ndodhet në pozitën e dytë me një fitore më pak dhe një humbje më shumë.