Oklahoma e Cleveland bëjnë ligjin në Konferencat përkatëse, Miami mund Golden State

1 Min. Leximi

Oklahoma mbetet skuadra më e mirë në NBA, duke mposhtur sot 121-105 Sacramento. Tjetër ndeshje e mirë e Alexander Shai, që realizoi 32 pikë. Fiton edhe skuadra e New York, 128-113 ndaj Dallas, ndeshje ku dyshja Anunoby-Toëns realizoi 61 pikë.

Cleveland mbetet skuadra më e mirë në Lindje, duke fituar sot 122-111 ndaj Portland. Garland me 27 pikë e Jerome me 25 pikë bënë diferencën në fushë. Fiton edhe Detroit, 122-96 ndaj San Antonio, me Marcus Sasser protagonist, autor i 27 pikëve.

- Advertisement -

Rikthehet te fitorja Miami, që mundi 112-96 Golden State. Adebayo me 27 pikë ishte më i miri në fushë, ndërsa për Warriors mungoi lojtari-lider. Fiton edhe Houston, 121-114 ndaj Atlanta (Green 32 pikë), ndërsa Orlando mundi 111-104 Charlotte (Banchero 32 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Orlando, 104-111

Detroit – San Antonio, 122-96

- Advertisement -

Miami – Golden State, 112-86

New York – Dallas, 128-113

Houston – Atlanta, 121-114

Utah Jazz – Memphis, 103-140

Portland – Cleveland, 111-122

Sacramento – Oklahoma, 105-121

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull