Nxënësit e shkollave të mesme do të përdorin transport publik falas me NTP-në gjatë pushimeve verore

1 Min. Leximi

NTP Shkup njofton se nxënësit e shkollave të mesme që plotësojnë kushtet për të përdorur transportin publik falas se këtë vit do të kenë të drejtë të udhëtojnë falas edhe gjatë pushimeve verore, transmeton Portalb.mk.

“E drejta për transport falas gjatë pushimeve të ardhshme është në përputhje me Programin për Aktivitete të Qytetit të Shkupit në Fushën e Arsimit të Mesëm në vitin 2025, ku, ndër të tjera, thuhet se “që nga fillimi i vitit 2025, nxënësit e shkollave të mesme në Qytetin e Shkupit do të kenë mundësinë të përdorin transport falas gjatë pushimeve dimërore dhe verore dhe në këtë mënyrë të kryejnë detyrimet e tyre shkollore për ndjekjen e paraktikës verore dhe trajnimit..”, thonë nga NTP.

- Advertisement -

Ndryshe, nga e mërkura (11.06.2025) transporti publik do të funksionojë sipas orarit veror.
Orari i trafikut të automjeteve në të gjitha linjat (urbane dhe periferike) është i disponueshëm në ueb-faqen e NTP Shkup (www.jsp.com.mk), dhe sipas atij orari, është i disponueshëm edhe planeri në faqen e re të internetit (https://skopjebus.mk/mk/).

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull