Ndërsa MPB-ja dhe njësitë speciale po kërkojnë intensivisht në Tetovë dhe rrethinë për autorët e sulmit, kirurgët e turnit në Qendrën Klinike ndodhen në sallat e operacionit. Një nga të plagosurit po lufton për jetën dhe ndodhet në gjendje kritike.
Në Kirurgjinë Pediatrike po operohet edhe vajza e mitur e plagosur, e cila është mes të lënduarve në incident. Mjekët po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar jetën e të gjithë të plagosurve.
Detajet mbi lëndimet dhe ecurinë e operacioneve i bëri të ditura doktori Igor Merdzhanovski nga Kirurgjia Torakale, në një deklaratë për televizionin Telma.