Një i vdekur e nëntë të lënduar në aksidentin në Komoran

1 Min. Leximi

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar, dy prej tyre në gjendje të rëndë në aksidentin në Komoran.

Këtë për Kohën e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.

- Advertisement -

“Është një person i vdekur dhe nëntë të tjerë të lënduar, dy prej tyre në gjendje të rëndë”, ka thënë Syla.

- Advertisement -

Aksidenti ka ndodhur mes gjashtë veturave.

Aksidentohen gjashtë vetura në Komoran, ka të lënduar

Një aksident mes gjashtë veturave ka ndodhur te udhëkryqi, te ura në Komoran, përkatësisht në drejtimin Pejë-Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Prishtinës, Daut Hoxha, ka edhe të lënduar, mirëpo numri i të cilëve nuk është bërë ende i ditur.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, për të reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës”, ka thënë Hoxha.

Tutje ka shtuar se Policia e Kosovës po kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe menaxhimin e trafikut në atë segment rrugor.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull