Nikolloski: Partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar është unik, marrëveshjet sjellin vlerë të madhe të shtuar për Maqedoninë

2 Min. Leximi

Vlera e shtuar e dy marrëveshjeve me Mbretërinë e Bashkuar është politike. Ky është një sinjal i fortë politik, sepse financim i projekteve mund të gjendet edhe nga burime të tjera, por një nivel i këtillë i marrëdhënieve politike arrihet vështirë në një vend tjetër, thotë zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski.
Sipas tij, Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar ka një komponent strukturor, ka edhe mbështetje në reforma, mbështetje për kujdesin shëndetësor, arsimin, një komponent financiar, por në radhë të parë është komponenti politik.

“Kemi një vend partner nga i cili Maqedonia mund të fitojë vetëm shumë. Ne kemi thënë për dekada të tëra se Maqedonisë i duhet një vend i madh si patronat. Fatkeqësisht, qeveritë e mëparshme nuk bënë asgjë që një vend i tillë të qëndrojë prapa nesh, ndërsa ja ku arritëm që të kemi mbështejen e fuqisë së dytë më të madhe dhe për këtë arsye them se Marrëveshja është historike dhe 22 maji do të mbahet mend në historinë maqedonase dhe për atë datë do të flitet gjatë si data në të cilën Maqedonia dhe Britania e Madhe arritën një partneritet dhe ai partneritet është unik, duke pasur parasysh se askush tjetër në rajon nuk ka nënshkruar një Marrëveshje të tillë dhe sjell vlerë të madhe, të shtuar në vetëvete”, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski në emisionin “Shou i mbrëmjes me Bogdan Ilievskin”.

- Advertisement -

I gjithë procesi, thekson ministri Nikollovski, është transparent.

“Kritikat nga opozita janë të mira, sepse vendosëm ta zhvillojmë të gjithë procesin në mënyrë transparente, ndryshe nga kohërat e kaluara dhe qeveritë e mëparshme. E patë që ne e dorëzuam të gjithë Marrëveshjen në Kuvend, nuk thamë që ishte sekret apo sekret shtetëror. E shihni që ne e informojmë publikun për çdo hap dhe mendoj se ajo që kritikon opozita u kthehet atyre si një bumerang sepse ne kemi informacion të plotë për publikun për atë që po ndodh”, thotë Nikollovski.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull