Në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit më 05.08.2025 në Repartin për trajtimin e personave të dënuar në IPSH Spitali Psikiatrik “Shkupi” – Shkup, ju informojmë se D.S. (35) dhe I.T. (62) po trajtoheshin në këtë institucion në repartin për personat ndaj të cilëve është shqiptuar masa gjyqësore për trajtim dhe mbajtje të detyrueshme në një institucion shëndetësor.
Rreth orës 00:50, mjekët kujdestarë janë thirrur nga stafi i repartit për shkak të një konflikti fizik midis D.S. dhe I.T. Mjekët konstatuan lëndime trupore te pacienti I.T., u thirr Ndihma e Shpejtë dhe pacienti u transferua në Klinikën e Traumatologjisë pranë Qendrës Klinike “Nënë Tereza”.
Ndërkohë, është informuar edhe Policia, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes rreth orës 02:00. Rreth orës 02:30, përmes një telefonate nga mjekët e urgjencës u njoftuam se, pavarësisht reanimacionit të kryer, pacienti I.T. ka ndërruar jetë.
Rreth orës 03:00, në vendin e ngjarjes mbërritën ekipe nga Njësia për Krime të Dhunshme, Prokurori Publik kujdestar dhe Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë, të cilët kryen këqyrjen e vendngjarjes dhe morën masa përkatëse. Këqyrja përfundoi rreth orës 07:00.
Pacienti D.S. ndodhet ende në repartin për trajtimin e të dënuarve në spital, nën mbikëqyrjen e policisë, sipas urdhrit verbal të Prokurorit Publik kujdestar.
Ngjarja e rëndë në Spitalin Psikiatrik- Shkup, drejtori Avdullai jep detaje

Ndani këtë artikull