Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Ngecin ndihmat për personat me nevoja të veçanta

Përditësimi i fundit: 2024/11/10 at 12:31 PM
Publikuar November 10, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një çështje tjetër që ka tërhequr vëmendjen është edhe rritja e ndihmave sociale për personat me nevoja të veçanta. Ndihmat sociale për këta individë janë rritur vetëm me 1000 denarë, një rritje që është konsideruar e pamjaftueshme për të siguruar mbështetje të mjaftueshme për përballimin e sfidave që ata hasin në jetën e përditshme. Ky fakt ka nxitur kritika për qeverinë dhe politikat e asistencës sociale

Shkup, 9 nëntor – Qeveria dhe sindikatat kanë diskutuar mundësinë e një rritjeje të pagës minimale, ku ka pasur propozime për ta rritur deri në 24.000 denarë (rreth 390 euro) në vitin 2024, me mundësinë që në vitin 2025 kjo shifër të arrijë deri në 27.000 denarë. Sidoqoftë, disa kritikojnë këtë rritje të mundshme si të pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe për të siguruar një nivel jetese të dinjitetshëm për punonjësit me paga minimale. Përveç kësaj, një çështje tjetër që ka tërhequr vëmendjen është edhe rritja e ndihmave sociale për personat me nevoja të veçanta. Ndihmat sociale për këta individë janë rritur vetëm me 1000 denarë, një rritje që është konsideruar e pamjaftueshme për të siguruar mbështetje të mjaftueshme për përballimin e sfidave që ata hasin në jetën e përditshme. Ky fakt ka nxitur kritika për qeverinë dhe politikat e asistencës sociale.

- Reklamim -

Kryetari i Organizatës “SOS VITA”, Ertan Shaqiri, në një deklaratë për gazetën KOHA kritikoi Qeverinë për rritjen e pagave për funksionarët shtetërorë, duke theksuar se njerëzit me nevoja të veçanta meritojnë mbështetje të njëjtë, pasi shpesh harrohen pas zgjedhjeve.

“Nuk e di edhe sa qeveri duhet të ndërrohen për ta kuptuar rëndësinë e këtyre personave me shumë vlera në shtet. Personalisht si kryetar u ofendova kur dëgjova deklaratën e kryeministrit për rritjen e pagave për funksionarët shtetërorë. Kur ka paga për funksionarë, përse mos të ketë edhe për njerëz me nevoja të veçanta?! Padyshim që kjo ndodh si shkak i mosballafaqimit me ne, ata shpesh harrojnë se njerëzit me nevoja të veçanta ekzistojnë edhe pas ditës së votimeve”, tha Shaqiri. Ai shtoi se as në ministritë që ata shpesh shkojnë, nuk ka vendkalime për persona me nevoja të veçanta, gjë që sipas tij, rruga drejtë BE-së duhet të filloj me rrugën e “veçantë” për ta.

“Nuk kemi vendkalime, isha te Ministria e Kulturës dhe ishte vërtetë vështirë, për të mos thënë e pamundur. Madje, edhe mendojnë të shkojnë drejtë BE-së, duke mos e ditur se çfarë të drejta gëzojnë atje personat me nevoja të veçanta. E mos të flasim për ‘ndihmat’ që u jepen atyre. Neve me 15 mijë qytetarë mundohen të na mashtrojnë, ndërsa me aq shumica furnizohen vetëm me ilaçe dhe disa ushqime elementare për në shtëpi”, shtoi ai, ndërsa bëri thirrje deri të institucionet kompetente, për të siguruar një jetë më të mirë për personat me nevoja të veçanta, në vendkalime, shkolla, e institucione.

Ndërkohë, ekonomistja Artina Neziri, deklaroi për gazetën KOHA se rritja e pagës minimale duhet të shoqërohet me rritjen e shtesave sociale për personat me nevoja të veçanta, për të siguruar barazi dhe dinjitet.

“Si ekonomiste, dëshiroj të theksoj se rritja e pagës minimale është një hap i nevojshëm dhe i mirëpritur për përmirësimin e kushteve të jetesës së punëtorëve të zakonshëm në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, është thelbësore që rritja e pagës minimale të shoqërohet me një reflektim të ngjashëm në mbështetje për grupet më të cenueshme të shoqërisë, përfshirë personat me nevoja të veçanta. Ndihmat që ata marrin, përfshirë pagesat për mbështetje sociale dhe përkujdesje, duhet të përmirësohen dhe të përditësohen për të pasqyruar rritjen e kostos së jetesës dhe ndryshimet në ekonominë e përgjithshme”, tha ajo. Neziri bëri thirrje për rritjen e ndihmave për personat me nevoja të veçanta, pasi sipas saj anashkalimi i tyre thellon pabarazitë dhe varfërinë.

“Duke lënë të pandryshuara ndihmat për këtë grup të shoqërisë, është e qartë se ne si shoqëri nuk e kemi adresuar plotësisht nevojën për një barazi më të madhe ekonomike. Kjo jo vetëm që është një padrejtësi sociale, por gjithashtu i thellon pabarazitë ekzistuese dhe mund të shkaktojë pasiguri dhe varfëri të përhershme për shumë individë të cenueshëm. Për këtë arsye, është urgjente që politika e shtetit të rishqyrtojë dhe të rrisë ndihmat për personat me nevoja të veçanta, duke siguruar që ata të kenë mundësinë të jetojnë me dinjitet dhe të kenë qasje në mundësi të barabarta, nënvizoi Neziri, duke shtuar se ky është një hap i domosdoshëm për të siguruar një shoqëri më të drejtë dhe më të përfshirë për të gjithë qytetarët, pa përjashtuar asnjë grup.

Ndër të tjera, sipas të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), në vend ka mbi 94.000 persona me nevoja të veçanta, ndërsa 15.000 prej tyre shfrytëzues të ndihmës sociale shtetërore. (koha.mk)

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 10 Nëntor, 2024 November 10, 2024
Artikulli i mëparshëm Ka filluar pagesa e bursave të nxënësve
Artikulli tjetër MEPSO ndërpreu donacionet dhe sponsorizimet deri në fund të vitit

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Nesër Shkupi në kaos, transportuesit privatë nuk do të lëvizin, kërkojnë tu paguhet borxhi

    3shi.net September 1, 2024
    Erdoğan: Do të vazhdojmë të punojmë për të eliminuar plagën e terrorizmit
    Limani: Vitin 2025 Gostivari do të ketë investime prej mbi 10 milionë euro
    Kërkonin ryshfet, në pranga përfundojnë më shumë se 35 policë e doganierë
    Komuna e Tetovës: Nuk guxon të ndërpritet mësimi
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?