Nga nëntori, fluturime të reja nga Shkupi drejt pesë qyteteve evropiane

2 Min. Leximi

Nga nëntori i këtij viti, Shkupi do të lidhet me edhe pesë destinacione të reja evropiane përmes linjave të reja të rregullta ajrore, njoftoi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Destinacionet e reja janë Madridi dhe Stokholmi, me fluturime drejt Shkupit që nisin në nëntor, si dhe Praga, Bari dhe Këlni, linjat e të cilave do të fillojnë në dhjetor.
“Këtë mëngjes e nënshkruam marrëveshjen për pesë destinacione të reja që do të operohen nga Aeroporti i Shkupit. Këto linja ajrore do të sjellin më shumë turistë, më shumë biznese në Maqedoni dhe më shumë mundësi për të gjithë qytetarët,” deklaroi Nikolloski.

- Advertisement -

Me këto pesë linja të reja, numri i linjave të reja ajrore të hapura gjatë vitit të fundit arrin në 16. Zëvendëskryeministri bëri të ditur se të dhënat nga aeroportet konfirmojnë trendin e rritjes – në gjysmën e parë të vitit 2025, përmes aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit janë transportuar gjithsej 1.5 milionë pasagjerë. Kjo paraqet një rritje prej 5% në Aeroportin e Shkupit dhe 11% në atë të Ohrit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Në periudhën e ardhshme do të ketë edhe lajme të mira – do të shpallim linja të tjera të reja ajrore,” shtoi Nikolloski, duke shprehur shpresën se këto risi do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e lidhjes së Maqedonisë me Evropën.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull