Presidenti amerikan, Donald Trump, së bashku me udhëheqës të tjerë rajonalë ka nënshkruar marrëveshjen e paqes në Gaza gjatë një samiti në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, duke e cilësuar atë si një “nënshkrim shumë të rëndësishëm”.

Trump falënderoi stafin dhe ndihmësit e tij për arritjen e asaj që ai mendonte se do të ishte marrëveshja “më e vështirë për t’u arritur”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Mendova se kjo do të ishte më e vështira dhe ndoshta në shumë mënyra ishte”.

“Kishim një gamë të mahnitshme talentesh dhe na ndihmuan, në veçanti, vendet e përfaqësuara në këtë tryezë”, është shprehur tutje Trump.