Në shtator do të rriten pensionet në Maqedoni

1 Min. Leximi

Pensionistët në Maqedoninë e Veriut në shtator pritet të përfitojnë një rritje të re të pensioneve, e cila këtë herë duhet të jetë në përqindje dhe varet nga lartësia e të ardhurave mujore, përcjell TV21.

Pas disa rritjeve lineare gjatë periudhës së kaluar, kur pensionet u rritën me të njëjtën shumë, harmonizimi i radhës pritet të llogaritet në përqindje. Kjo do të thotë se pensionistët nuk do të marrin të njëjtën rritje në denarë, pensioni më i lartë do të nënkuptojë edhe shumë më të madhe të rritjes.

Përqindja e saktë ende nuk është përcaktuar zyrtarisht, pasi për llogaritjen përfundimtare duhet të dihen treguesit përkatës ekonomikë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull