Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Në RMV ka tre avionë për shuarjen e zjarreve, por vetëm një pilot

Përditësimi i fundit: 2024/04/13 at 12:29 PM
Publikuar April 13, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtoria e Mbrojtjes dhe e Shpëtimit në fillim të sezonit të zjarreve ka tre avionë Er-Ttraktor, por vetëm një pilot aktiv. Dy prej tyre tashmë kanë dalë në pension, ndërsa për shkak të fillimit të procesit zgjedhor Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nuk lejon punësime të reja, transmeton Portalb.mk nga Meta.mk.

Drejtori i kësaj Drejtorie, Bekim Maksutikonfirmon se ky institucion kyç për kontrollimin e mijëra zjarreve në mjedise të hapura që ndodhin gjatë muajve të verës, ka vetëm një pilot, por mohon që aeroplanët nuk janë aktivë. Ai thotë se konkursi për punësimin e katër pilotëve të rinj do të shpallet një ditë pas zgjedhjeve, ndërsa deri atëherë shpreson që dy pilotët e pensionuar të kthehen në punë.

- Reklamim -

“Dy herë iu drejtuam KSHPK-së dhe morëm mendim negativ për punësimet e reja. Për këtë arsye iu drejtuam Qeverisë që të na lejojnë të angazhojmë dy kolegë në pension, të cilët do të mund të na ndihmojnë derisa të bëhet shpallja dhe më pas trajnimi i pilotëve. Mirëpo, tani po përballemi me një problem tjetër, duhet të sigurojmë paga më të larta për pilotët që ata të pranojnë të kthehen”, thotë Maksuti.

Ai ka frikë se edhe shpallja për punësime të reja në Drejtori nuk do të jetë e suksesshme për shkak të pagave jo tërheqëse që ata i ofrojnë përkundër përgjegjësisë, numrit të orëve të punës dhe rrezikut në punë.

Nga Qeveria u përgjigjën se e kanë shqyrtuar rastin me avionët e DMS-së dhe kanë konstatuar se Shërbimi i Çështjeve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë nuk ka kompetencë të punësojë pilotë për nevojat e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe se e kanë obliguar këtë institucion që menjëherë në përputhje me mundësitë ligjore, të mundësojë kryerjen pa probleme të operacioneve të specializuara me avionë.

Nga Agjencia e Aviacionit Civil thonë se me largimin e dy pilotëve në pension, të cilët përveç aktiviteteve të fluturimit kanë pasur edhe poste drejtuese, në Departamentin e Shërbimeve të Specializuara me Avionë në Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka pasur ndërprerje në funksionalitetin e sistemit të menaxhimit të sigurisë, i cili duhet të jetë adekuat për madhësinë e operatorit, natyrën dhe kompleksitetin e aktiviteteve që ai kryen, duke marrë parasysh rreziqet që lidhen me këto aktivitete.

“Agjencia e Aviacionit Civil nga Departamenti për Shërbime të Specializuara me Avionë në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim ka kërkuar që urgjentisht të dorëzoë një plan veprimi korrigjues me propozim masa për eliminimin e gjetjeve me qëllim rivendosjen e funksionalitetit të departamentit para fillimit të sezonit të zjarreve”, thanë nga AAC.

Fakti që avionët për shuarjen e zjarreve nuk janë në dispozicion gjatë sezonit kur zjarret janë diçka e zakonshme e shqetëson edhe drejtorin e Qendrës për Menaxhim me Kriza, StojançeAngellov, institucioni që koordinon ekipet që luftojnë kundër zjarreve. Ai thotë se vitin e kaluar, kur u regjistruan rreth 2.400 zjarre në mjedise të hapura, ndihmuan shumë tre Er-Traktorët dhe falë tyre shumë zjarre u shuan pa shkaktuar dëme të mëdha. Ai bën pyetjen se pse u prit kaq gjatë, kur dihej se pilotët do dilnin në pension.

Për momentin Er-Traktorët e DMS-së janë të parkuar dhe nuk fluturojnë, sepse kanë vetëm një pilot. Shtrohet edhe pyetja nëse do mund ta ruajnë lejen e fluturimit sepse ka reagime nga AAC ndaj Qeverisë. Aktualisht nuk mund të llogarisim në mbështetjen e avionëve DMS-së, edhe pse drejtori po mundohet ta kapërcejë problemin. Jam i shqetësuar sepse fakti që nuk do të kemi avionë do të ndikojë keq dhe do të na i shtojë problemet, sepse na pret një verë e nxehtë dhe e thatë me shumë zjarre dhe dëmet mund të jenë shumë më të mëdha”, thotë Angellov.

TOP Lajmet

Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
3shi.net 13 Prill, 2024 April 13, 2024
Artikulli i mëparshëm Në Spanjë u protestua kundër numrit të lartë të turistëve: Shkoni në shtëpi!
Artikulli tjetër Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Politikë

    Diaspora kërkon shtyrjen e afatit për lëshimin e pasaportave të reja në Maqedoni

    3shi.net January 13, 2024
    RMV e katërta në botë për kërkesa për azil në BE
    Edhe punëtorëve sezonal do t’u paguhen kontributet për sigurim pensional dhe invalidor?
    Agjencia gjermane DW: BDI e tërhoqi balancuesin në vitin 2023!
    Osmani takon presidentin turk Erdogan
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?