NË PRITJE TË “PO”-SË Haziri: Brenda 24 orësh e bëjmë koalicionin, nëse VV-ja ka vullnet

2 Min. Leximi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij është e gatshme të përmbyllë koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje për 24 orë, po qe se këta të fundit kanë vullnet që të krijojnë institucionet e reja të vendit.

“Në parim ne jemi pajtuar. Është konfirmuar edhe nga Kuvendi që LDK-ja do të marrë pjesë në procesin e bashkëpunimit për ndërtimin e institucioneve, duke dhënë kontribut në përballimin dhe largimin e një mundësie për zgjedhje tjera në Kosovë”, ka deklaruar Haziri për Radion Evropa e Lirë.

“Nëse ka vullnet politik dhe ka gatishmëri [nga LVV-ja], atëherë LDK-ja i përmbyll për 24 orë të gjitha çështjet parimore. Neve [në LDK] nuk na ndan asgjë, ndërkaq ndarja e përgjegjësive është krejt e fundit”, u shpreh Haziri.

Deputeti i LDK-së ka theksuar se LDK mbetet e përkushtuar vetëm nëse marrëveshja parasheh dakordim për të gjitha institucionet ose asnjërën, atë që e quajti agjendë shtetërore dhe qeverisëse të përbashkët, si dhe ndarje të përgjegjësive.

Haziri ka bërë të ditur se kushtet e LDK-së i janë prezantuar Kurtit në takimin e 10 korrikut nga Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani dhe se tani po presin përgjigje nëse VV-ja i pranon ose jo.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull