Në Festivalin e Filmit në Sarajevë parakalohet me flamurin palestinez në tapetin e kuq

1 Min. Leximi

Sarajevë

Disa persona që parakaluan në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Sarajevë i cili këtë vit po mbahet për të 30-n herë në Bosnjë e Hercegovinë, mbajtën flamurin e Palestinës, raporton Anadolu.

- Advertisement -

Disa persona që parakaluan në tapetin e kuq në kuadër të Festivalit që po vazhdon në Teatrin Kombëtar të Sarajevës mbështetën Palestinën dhe protestuan kundër sulmeve të Izraelit ndaj Palestinës.

- Advertisement -

Përderisa disa mbajtën flamur palestinez, disa kishin veshur rroba me ngjyrat e flamurit palestinez.

Disa artistë që ecën në tapetin e kuq për shfaqjen e filmave kishin veshur edhe veshjen tradicionale palestineze, ‘keffiyeh’.

Më shumë se 250 filma nga dhjetëra vende shfaqen këtë vit në festivalin, i cili filloi të organizohet me qëllim që njerëzit të harrojnë dhimbjen e luftës që ndodhi në Bosnjë e Hercegovinë në vitet 1992-1995 dhe të bëjë kryeqytetin, Sarajevën, një nga qendrat ku diskutohet sërish për kulturën dhe artin.

Festivali do të përfundojë më 23 gusht.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull