Në Aeroportin e Shkupit, shtetasi turk kapet duke transportuar ilegalisht implante dentare me vlerë mbi 16.000 euro

1 Min. Leximi

Një shtetas turk u kap në tentativë për të futur ilegalisht 116 implante dentare nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Nga Drejtoria e Doganave thonë se vlera e tyre shkon në rreth një milion denarë, ose rreth 16.200 euro.

“Një shtetas turk u përpoq të sillte në mënyrë të paligjshme 116 implante dentare nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, të cilat kërkojnë leje të veçanta për import”.

“Tentativa e tij u pengua nga doganierët, të cilët gjatë kontrollit të bagazhit personal gjetën implantet e pa-deklaruara, me vlerë rreth një milion denarë. Kundër të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për veprën penale të kontrabandës”, thonë nga Drejtoria e Doganës.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull