Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe RajoniLajme

Ndikimi i shtetasve të rinj amerikanë tek zgjedhjet

Përditësimi i fundit: 2024/10/26 at 6:26 PM
Publikuar October 26, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth 3.5 milionë persona në moshë madhore janë bërë shtetas amerikanë që nga zgjedhjet e vitit 2020, sipas të dhënave të Partneritetit Kombëtar për Amerikanët e Rinj. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Aline Barros, disa ekspertë mendojnë se ky grup në rritje mund të rezultojë vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve.

Silvina Guedes është një shtetase e re amerikane. Ceremonia për marrjen e shtetësisë u mbajt në Mount Vernon, në shtëpinë e Presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara, George Washington.

- Reklamim -

“Kam jetuar këtu prej shumë vitesh. Pra, përse të mos bëhesha shtetase amerikane? Tashmë statusi im është i përcaktuar”, i tha zonja Guedes Zërit të Amerikës.

Ajo e ka origjinën nga Portugalia, ka jetuar në Shtetet e Bashkuara prej mbi dy dekadash dhe do të votojë për herë të parë këtë nëntor.

“E ndjek politikën nëpërmjet radios dhe televizionit. I ndjek edhe debatet. Madje, debatin e fundit e ndoqa në kanalin televiziv Univision në gjuhën spanjolle. Për mua është e rëndësishme pasi mësoj për idetë e tyre dhe se çfarë mendojnë të bëjnë”, i tha ajo Zërit të Amerikës.

Ekspertët thonë se këta votues të rinj mund të luajnë një rol vendimtar në zgjedhjet presidenciale në nëntor, në veçanti në shtetet e pavendosur.

Mbi 600 mijë shtetas të rinj amerikanë gjenden në Xhorxhia, sipas të dhënave të projektit “Rock the Naturalized Vote”. Gati 400 mijë janë në Miçigan dhe gati 465 mijë në Arizona.

“Në një shtet si Arizona, njerëzit që janë bërë shtetas të rinj, në tetë apo nëntë vitet e fundit, përbëjnë rreth 2% të elektoratit. Dhe Arizona pati rezultat shumë të ngushtë në zgjedhjet e vitit 2020”, i tha Zërit të Amerikës, Manuel Pastor, drejtues i këtij projekti në Universitetin e Kalifornisë së Jugut.

Në rang kombëtar vlerësohet se rreth 3.5 milionë persona në moshë madhore janë bërë shtetas amerikanë që nga zgjedhjet e vitit 2020, sipas të dhënave të Partneritetit Kombëtar për Amerikanët e Rinj.

Zoti Pastor thotë se shtetasit e rinj kanë tendencën të angazhohen më shumë politikisht kur tematika e emigracionit dominon debatin politik.

“Atëherë shtetasit e rinj angazhohen më shumë pasi janë personalisht të interesuar për çështjen”, thotë ai.

Ntama Bahati e ka origjinën nga Republika Demokratike e Kongos.

“Mbërrita në Shtetet e Bashkuara në 6 shtator 2001 dhe ende më kujtohet momenti. Ishte ora 3 e pasdites në Çikago”, thotë ai.

Zoti Bahati u bë shtetas në vitin 2017 dhe votoi për herë të parë në vitin 2020.

“Kur bëra intervistën për shtetësinë, mu ofrua mundësia për t’u regjistruar si votues. Ishte si një ëndërr momenti kur punonjësit e shërbimit të emigracionit më thanë që tashmë mund të votoja. U thashë, vërtet? Dhe e plotësova formularin menjëherë”, i tha ai Zërit të Amerikës.

Ekspertët thonë se shtetasit e rinj amerikanë kanë tendencën për ta marrë seriozisht përgjegjësinë e tyre të re qytetare dhe se këta amerikanë të rinj mund të jenë vendimtarë për rezultatin e zgjedhjeve në shtetet e pavendosur./voa

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 26 Tetor, 2024 October 26, 2024
Artikulli i mëparshëm Mexhiti: Qeveria është stabile, mbështetet nga 78 deputetë dhe më shumë
Artikulli tjetër Musliu-Shoshi: Kjo Qeveri e do diasporën vetëm në fushatë

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    “Faqja e zezë u qoftë, kanë dëmtuar gjithandej” – Ali Ahmeti me kritika nga Çairi për faktorin shqiptar

    3shi.net February 27, 2025
    Kasami, Mexhiti dhe Durmishi në Berlin
    Kirurgu nga Saraji që punon në Turqi, rikthehet në vendlindje
    Shefi i diplomacisë turke dënon shtypjen izraelite në Gaza, thotë “nuk mund të heshtim”
    Rusia arreston të dyshuarin për vrasjen e gjeneralit
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?