Murtezi: Refuzimi i Filkovit për jurisprudencën në shqip, i pajustifikuar

1 Min. Leximi

Kryetari i Këshillit Komunal të Çairit, Muhamed Murtezi, ka reaguar ndaj refuzimit të Ministrisë së Drejtësisë për të lejuar që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, duke e cilësuar arsyetimin e ministrit si të paqëndrueshëm dhe të pajustifikueshëm.

Sipas tij, argumentimi “ligjor” i ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, përbën një interpretim të gabuar dhe nuk i përgjigjet kërkesës, të cilën ai e quan të drejtë dhe legjitime për studentët shqiptarë.

Murtezi thekson se përfaqësuesit e koalicionit VLEN në qeveri dhe në Kuvend duhet të jenë të qartë dhe të prerë që kjo çështje të marrë epilog pozitiv sa më shpejt përmes zgjidhjes institucionale.

Njëkohësisht, ai ka kritikuar edhe opozitën shqiptare, duke e cilësuar reagimin e saj si “teatral” dhe të vonuar, duke theksuar se subjektet që kanë udhëhequr për vite me resorin përkatës kanë pasur mundësi ta zgjidhin këtë problem më herët.

Çështja e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe vazhdon të mbetet temë debati mes institucioneve dhe përfaqësuesve politikë shqiptarë në vend.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull