Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka takuar Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhaku.
Siç njoftojnë nga kabineti i ministrit, në fokus të diskutimit ishte statusi i proceseve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, si dhe aktivitetet e agjencive të OKB-së në Maqedoninë e Veriut dhe mundësitë për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit në drejtim të mbështetjes së prioriteteve reformuese të vendit.
Ministri Murtezani përmendi bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë e OKB-së, veçanërisht bashkëpunimin intensiv me UNOPS-in në zbatimin e Iniciativës Nordike, me UNDP-në, të cilat janë aktive në realizimin e një numri të madh të iniciativave dhe projekteve të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut.
Ministri Murtezani dhe Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhaku, u zotuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të partneritet në të ardhmën.Alfax