Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani ka njoftuar se në kuadër të vizitës në Ankara, mëngjesin e sotëm ka zhvilluar takim me Zëvendësministrin për Punë të Jashtme dhe Drejtor për Çështje evropiane, Mehmet Kemal Boaza.
“Biseduam për sfidat dhe mundësitë e përbashkëta të cilat e formojnë rajonin tone. Miqësia mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë është shtyllë kyçe për stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimorë. Ne iu referuam rrugës evropiane të vendit tonë, zgjerimit të BE-së, rëndësisë së implementimit (zbatimit) të Agjendës reformuese, procesit të Berlinit si dhe sfidave globale që kanë të bëjnë me stabilitetin në rajon.
Partneritetet e fuqishme ҫojnë drejt rajonit më të fortë, i bashkuar në vizionin për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Murtezani.