Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Politikë

Murtezani – Strand: Përmbushja e kritereve reformuese, por edhe sigurimi i perspektivës së qartë të BE-së për rajonin

Përditësimi i fundit: 2024/11/22 at 1:56 PM
Publikuar November 22, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kuadër të vizitës së punës në Finlandë, Ministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, mëngjesin e sotëm mbajti takim me Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Finlandës, Joakim Strand, në të cilin u biseduan perspektivat e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si dhe rëndësia e procesit të zgjerimit të BE-së si qëllim strategjik për stabilitetin dhe progresin e rajonit.
Ministri Murtezani falënderoi për mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme të Finlandës për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, e cila nuk manifestohet vetëm me mbështetjen politike, por edhe përmes ndihmës konkrete teknike dhe eksperte. Murtezani nënvizoi rëndësinë e Tuining projekteve të realizuar, të cilat deri më tani përfshijnë shtatë nisma të suksesshme me pjesëmarrjen e ekspertëve finlandezë.
MÇE Murtezani theksoi se Maqedonia e Veriut fuqishëm është e përkushtuar në rrugën evropiane dhe se progresi i vendit në proceset reformuese meriton mbështetje të vazhdueshme nga shtetet anëtare të Unionit. Bashkëbiseduesit diskutuan për aktivitetet e radhës në kontekst të reformave në sferat kyçe, si sundimi i së drejtës, përforcimi i institucioneve demokratike dhe administratës publike. Murtezani informoi për progresin e Maqedonisë së Veriut në harmonizimin me standardet evropiane, si dhe gatishmërinë e vendit për hapjen e Klasterit të parë “Vlerat Themelore” në negociatat me BE-në.
Bashkëbiseduesit shprehën interes për intensifikimin e bashkëpunimit në kuadër të Tuining projekteve të reja, të cilat do të mbulojnë fushat e reformave në administratën publike, zhvillimin e mëtejshëm të digjitalizimit dhe përforcimin e kapaciteteve organizative dhe institucionale për procesin e negociatave për aderim në Union. Murtezani dhe Strand konstatuan se përmbushja e kritereve reformuese është kyçe, por edhe se procesi i aderimit drejt Unionit duhet të mbetet dinamik dhe i kapshëm, për të ruajtur motivimin e qytetarëve dhe qeverive të vendeve kandidate.

TOP Lajmet

Zëvendësministrja e Sportit merr pjesë në Turneun e Dhjetë Memorial të Shahut në nder të Fadil Nimanit – Komandant Tigrit
Lajme
SELA: KTHEHUNI NË SHPI
Lajme
Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne
Lajme Politikë
Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!
Lajme Politikë
Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve
Bota dhe Rajoni
Halil Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët
Lajme
ETIKETUAR: #OrhanMurtezani, toplajm
3shi.net 22 Nëntor, 2024 November 22, 2024
Artikulli i mëparshëm Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Artikulli tjetër Izet Mexhiti: Alfabeti i gjuhës shqipe identiteti i çdo shqiptari

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Taravari: Fola me Kurtin dhe Ramën

    3shi.net February 16, 2024
    Erdogan: Turqia nuk mund të lejojë që Siria të ndahet edhe një herë
    Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi uron Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara!
    Emisari amerikan: Kemi probleme komunikimi me Kurtin
    DITA E TRETË E SAMITIT TË NATO-S NË UASHINGTON
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Zëvendësministrja e Sportit merr pjesë në Turneun e Dhjetë Memorial të Shahut në nder të Fadil Nimanit – Komandant Tigrit

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Edhe Fetai del kundër Taravarit: Rruga e Arbnit nuk kalon kurrë nga Ali Ahmeti!

    May 18, 2025
    Lajme

    SELA: KTHEHUNI NË SHPI

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Mexhiti: VLEN është vlera, dhe nga VLEN iku antivlera

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!

    May 18, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?