Murtezani: Qeveria miraton ligjin që njeh diplomat e Medresesë si të barabarta me ato të shkollave të mesme

1 Min. Leximi

Me propozim të Ministrisë për Çështje Evropiane dhe aktorëve përkatës, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar Propozim-Ligjin për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare, i cili njeh në mënyrë të barabartë diplomat e medresesë me ato të shkollave të tjera të mesme në vend.

Ministri Orhan Murtezani e vlerësoi vendimin si një hap të rëndësishëm drejt barazisë arsimore dhe respektimit të të drejtave të besimtarëve: “Dita e sotme është ditë e madhe për besimtarët në vendin tonë, ditë e madhe për medresenë!”

- Advertisement -

Ky ligj u jep të diplomuarve nga shkollat fetare mundësi të barabarta për të vazhduar arsimin e lartë dhe për t’u integruar në tregun e punës, duke njohur kontributin e institucioneve fetare në fushën e arsimit dhe formimit të të rinjve.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull