Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani ka deklaruar se procesi i Berlinit mbetet mekanizëm kyç për bashkëpunim rajonal, integrim ekonomik dhe harmonizimin me standardet evropiane.
“Procesi i Berlinit mbetet mekanizëm kyç për bashkëpunimin rajonal, integrimin ekonomik dhe harmonizimin me standardet evropiane.
Në samitin në Londër, konfirmohet mbështetja e vazhdueshme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe të ndërlidhur, si dhe për perspektivën evropiane të rajonit.
Për ne ky proces do të thotë mundësi konkrete për investime, infrastrukturë më të mirë, transformim të gjelbër dhe digjital”, ka deklaruar Murtezani.
Murtezani: Procesi i Berlinit mbetet mekanizëm kyç për bashkëpunim rajonal, integrim ekonomik dhe harmonizimin me standardet evropiane

Ndani këtë artikull