Murtezani mirëpriti MÇE-në daneze Bjere: Fokusi në zgjerim, Plani i Rritjes dhe prioritetet e kryesimit daneze

4 Min. Leximi

Shkup, 18 qershor – Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani sot është nikoqir i Ministres për Çështje Evropiane të Mbretërisë së Danimarkës, Mari Bjere, e cila për vizitë pune qëndron në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Takimi u mbajt në kuadër të përgatitjeve për kryesimin e ardhshëm danez me Këshillin e Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 korrik të këtij viti. Në fokusin e bisedimeve, si dhe në takimin tet-a-tet si dhe në takimin plenar të delegacioneve, ishin integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut, prioritetet e Qeverisë, marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale dhe gjeopolitike.

Ministri Murtezani theksoi rëndësinë e dinamikës së ripërtërirë politike në kornizat e BE-së, e nxitur nga ndryshimi i udhëheqjes institucionale dhe rrethanat aktuale gjeopolitike, si mundësi e rikthimit në mënyrë thelbësore të politikës së zgjerimit si prioritet strategjik i Unionit. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet fuqishëm e përkushtuar në rrugën evropiane, përmes zbatimit të vazhdueshëm të Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së, si dhe përmes avancimit të sundimit të së drejtës, efikasitetit të institucioneve dhe luftës kundër korrupsionit.

- Advertisement -

Ministrja dhe Bjere riafirmoi mbështetjen parimore të Danimarkës për politikën e zgjerimit të bazuar në meritë, duke i vlerësuar hapat reformuese të Maqedonisë së Veriut si sinjal i besueshëm për pjekuri dhe përkushtim. Ajo përshëndeti miratimin e Agjendës së Reformave 2024–2027 dhe shprehu gatishmërinë për përforcimin e bashkëpunimin bilateral dhe të ekspertëve në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve administrative dhe transparencën e procesit reformues. Në dritën e prioriteteve të kryesimit së ardhshëm danez me Këshillin e Bashkimit Evropian, u theksua se në kushtet e realitetit kompleks gjeopolitik, prioritetet e kryesimit – siguria, konkurrenca dhe qëndrueshmëria – marrin peshë të veçantë. Ministri Murtezani përshëndeti përkushtimin e Danimarkës ndaj politikës së zgjerimit, veçanërisht drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetjen për Ukrainën dhe ruajtjen e sigurisë evropiane. Në këtë drejtim, u vlerësua se tranzicioni i gjelbër, transformimi digjital, siguria energjetike dhe inovacioni janë fusha me interes të përbashkët, ku vendet kandidate dhe shtetet anëtare mund të ndërtojnë bashkëpunim më të thellë.

- Advertisement -

Murtezani dhe Bjere shkëmbyen mendime edhe për vendimin e Bashkimit Evropian që Maqedonia e Veriut të jetë nikoqire e Takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor përkushtuar zbatimit të Planit të Rritjes, i cili së shpejti do të mbahet në Shkup. Bashkëbiseduesit ranë dakord që Samiti, i organizuar në partneritet me Komisionin Evropian, është mirënjohje e rolit aktiv të Maqedonisë së Veriut në procesin e strukturimit dhe zbatimit të kësaj nisme strategjike, por edhe mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe koordinimit në hapat e mëtejshme drejt afrimit me tregun e vetëm të BE-së.

Ministrat iu referuan edhe vizitave të fundit të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian dhe, në këtë kontekst, u konkludua se është e rëndësisë thelbësore të fuqizohet besueshmëria e procesit të zgjerimit përmes mbështetjes konkrete, largpamësisë dhe angazhimit të vazhdueshëm të institucioneve dhe shteteve anëtare të Unionit, si dhe përfshirjes aktive të rajonit në ngjarjet e organizuara në kuadër të Kryesimit me Këshillin e BE-së.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull