Murtezani-Dreksler: Mbështetja e Gjermanisë është thelbësore për rrugën evropiane të RMV-së

2 Min. Leximi

Në hapësirat e Ministrisë për Çështje Evropiane, Ministri Murtezani kishte takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Petra Dreksler, njoftojnë nga Ministria për Çështje Evropiane.

Në takim, theksojnë nga atje, u diskutuan temat lidhur me integrimin evropian të vendit, marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, zbatimi i Planit të rritjes dhe Agjenda reformuese, të cilat janë të rëndësishme për shtytjen e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe që synon përshpejtimin e konvergjencën socio- ekonomike të rajonit në Bashkimin Evropian.
“Ministri Murtezani në takim shprehu besimin se mbështetja e vazhdueshme gjermane për rrugën tonë evropiane, demokracia, sundimi i së drejtës, qeverisja e mirë, zhvillimi ekonomik, mjedisi jetësor dhe zbutja e ndryshimeve klimatike janë thelbësore për vendin tonë.
Në takim, bashkëbiseduesit iu referuan edhe bashkëpunimit në kuadër të Tuining projekteve të financuara nga BE-ja, për të cilat potencuan se janë realizuar me sukses 11 Tuining projekte në fusha të ndryshme, edhe atë në pjesën e reformave në polici, statistikave, përafrimin politikës së konkurrencës, prokurimeve publike, bujqësisë, luftës kundër korrupsionit, përmirësimit të kushteve të punësimit, qendrave hetimore në MPB”, thonë nga atje.

- Advertisement -

Ministri, shtojnë nga atje, shprehu mirënjohje të sinqertë për ndihmën e përgjithshme politike, ekonomike dhe projektuese të dhënë nga Gjermania për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull