Një tjetër hap i rëndësishëm drejt rritjes së përfaqësimit të shqiptarëve në sektorin publik është realizuar nga drejtori i Shoqërisë Aksionare Nomagas, Muhamed Elmazi. Me vizionin e tij për zhvillim dhe përfaqësim të drejtë, Elmazi ka punësuar edhe 12 shqiptarë të tjerë, duke forcuar kështu mundësitë e barabarta të punësimit dhe duke dhënë shembullin se si duhet të veprojë një drejtues përgjegjës.
Ky vendim është edhe një dëshmi e qartë e angazhimit të VLEN-it për fuqizimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike. Të punësuarit e rinj do të kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e efikasitetit të kompanisë, duke sjellë energji të re dhe profesionalizëm.
Me këtë veprim, Muhamed Elmazi jo vetëm që po menaxhon me sukses Nomagas-in, por po tregon edhe se është një kandidat i vendosur për të sjellë ndryshimin në komunën e Sarajit, duke e mbështetur me vepra vizionin e VLEN-it për një të ardhme më të mirë.