Kandidati i VLEN-it për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, zhvilloi një takim me banorët e fshatit Vorcë, i njohur për traditat e pasura dhe natyrën e bukur. Gjatë vizitës, ai dëgjoi nga afër kërkesat dhe nevojat e tyre, duke theksuar se angazhimi i tij nuk ndalet me këtë vizitë.
“Ashtu si sot, edhe nesër do jem këtu për t’i sjellë zgjidhje konkrete për një të ardhme më të mirë për ta”, tha Elmazi, duke shtuar se së bashku me banorët do të arrijnë fitore për Vorcën dhe çdo vendbanim që kërkon ndryshim.
Ky takim shënon një nga aktivitetet e vazhdueshme të kandidatit për të qenë afër qytetarëve dhe për të promovuar ndryshimin në komunën e Sarajit.