Muhamed Ali nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me Kryqin e Kuq

1 Min. Leximi

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Muhamed Ali, sot së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Sait Saiti, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Marrëveshja synon forcimin e koordinimit institucional dhe rritjen e kapaciteteve për reagim më të shpejtë, më të organizuar dhe më efikas në situata krize dhe emergjencash, në shërbim të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Muhamed Ali theksoi se ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi më të fortë dhe më të sigurt të menaxhimit të krizave, duke u zotuar për angazhim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi institucionale.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull