Në kuadër të Qendrës së Simulimit Mjekësor (QSM) trajnohen specializantë, studentë të mjekësisë, ekipe të urgjencës, personel nga kujdesi intensiv, gjinekologjia dhe neonatologjia, krijohen kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve.
Simulatorët në QSM janë të teknologjisë më të avancuar, në të cilët mund të simulohen pothuajse të gjitha dukuritë dhe gjendjet patologjike të njeriut. Është një mjedis ku dija shndërrohet në përvojë, e përvoja bëhet siguri për çdo jetë që varet nga sistemi shëndetësor.
“Krijojmë kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme. Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve. Qasja jonë është e qartë – investojmë te njerëzit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë nga ku theksojnë se ky vizion shndërrohet në praktikë përmes funksionimit të suksesshëm të Qendrës së Simulimit Mjekësor.