MPJ u bën thirrje qytetarëve të RMV-së që të largohen nga Libani

2 Min. Leximi

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë e Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen nga ai.

Duke pasur parasysh situatën e paparashikueshme të sigurisë në Lindjen e Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë u bën thirrje qytetarëve që të shtyjnë udhëtimet jo thelbësore në Izrael.

- Advertisement -

Po ashtu, qytetarët e Maqedonisë që ndodhen në territorin e Izraelit, të ndjekin udhëzimet e organeve të sigurisë kombëtare dhe në varësi të nevojës dhe dinamikës së situatës së sigurisë, të largohen nga Izraeli.

- Advertisement -

Informacione më të hollësishme rreth situatës aktuale në Izrael mund të gjenden në faqen e mëposhtme të internetit (hapet vetëm përmes serverëve në territorin e Izraelit): https://www.oref.org.il/12481-en/Pakar.aspx​

Për më shumë janë në dispozicion linjat telefonike SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë 075/ 273-732 dhe 075/ 268-736, si dhe linja telefonike e Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926-7378.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë do të vazhdojë të monitorojë situatën në Liban, Izrael dhe rajon dhe të informojë menjëherë qytetarët tanë për drejtimet e mundshme të veprimit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. /tvklan.mk

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull