Ankara, 12 qershor – Në kuadër të takimit të SEECP – Procesi i Bashkëpunimit të Europës Juglindore, ku kryesuese e saj deri më 1 korrik të këtij viti do të jetë Maqedonia e Veriut, Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, nesër pritet që të vjen në Shkup.
Në takimet e tij dypalëshe, në shënjestër të Fidan pritet që të jetë paqja rajonale e Europës Juglindore, apo Ballkani si hemisferë prioritare e Turqisë, si në aspekt gjeografik, politik, ekonomik, si dhe lidhjet e saj historike, kulturore dhe humanitare me shtetin mik Turqinë.
Sipas asaj që pritet të ndodh nesër në takimin e 13 shteteve të SEECP-it, ku kryesuse e saj është vendi ynë, pritet që ministri i jashtëm turk, Hakan Fidan, të theksojë rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në shteteve ballkanike, si një ndër prioritet kryesore të politikës së jashtme të Turqisë.
Gjithashtu, përveç kësaj Fidan pritet që të jap mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi mes shteteve të organizatës dhe rajonit, duke theksuar edhe rëndësinë e thirrjes paqësore për Gazën dhe shtetet e Lindjes së Mesme.