MPB me thirrje për maturantët: Festoni pa makina, alkool dhe lëndë narkotike

1 Min. Leximi

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje maturantëve që të festojnë me përgjegjësi, të mos përdorin makinat, alkoolin dhe drogën. Nga MPB thonë se statistikat tregojnë se numri i aksidenteve rritet në ditët kur organizohen festimet e mbrëmjes së maturës.
“Në mbrëmjen e maturës pa makinë, pa konsumuar alkool, pa përdorur lëndë narkotike, pa prishur rendin dhe qetësinë publike”. Statistikat e trafikut tregojnë se numri i aksidenteve rrugore rritet në ditët kur organizohen festimet e mbrëmjes së maturës.

Një pjesë e madhe e të përfshirëve në aksidente trafiku janë të rinj – të diplomuar në shkollën e mesme, të cilët më shpesh përfundojnë me lëndime të rënda trupore, dhe jo rrallë humbasin jetën”.

- Advertisement -

“Përgjegjësia për sjelljen devijante të disa maturantëve në trafik bie kryesisht mbi të rinjtë, por edhe mbi prindërit e tyre. Mos i lini fëmijët tuaj të shkojnë në mbrëmjen e maturës me makinë. Gabimet në trafik mund të jenë fatale. Prandaj: “Ndalohet makina në mbrëmjen e maturës!”, “Ndalohet konsumimi i alkoolit!”, “Ndalohet përdorimi i drogës!”, “Ndalohet prishja e rendit publik!””, thonë nga MPB.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull