Mohamed Salah zgjedh Trabzonsporin

1 Min. Leximi

Mohamed Salah ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Pas viteve të lavdishme me Liverpool-in, ylli egjiptian do ta vazhdojë karrierën te Trabzonspori. Sulmuesi u largua si lojtar i lirë nga klubi anglez dhe ishte në dispozicion pa kosto transferimi, ndërsa skuadra turke përfitoi nga tërheqja e Beşiktaşit për të mbyllur një nga goditjet më të bujshme të merkatos.

Klubi turk e konfirmoi lajmin me një komunikatë zyrtare, duke iu bërë thirrje tifozëve të jenë të pranishëm për ta pritur 33-vjeçarin: “Njoftim për tifozët e Trabzonsporit. Futbollisti profesionist Mohamed Salah, me të cilin kemi nisur bisedimet për transferimin, do të mbërrijë të mërkurën, më 5 gusht, në orën 12:00 në terminalin e aviacionit të përgjithshëm të Aeroportit Atatürk në Stamboll.

Mbërritja e tij në Trabzon pritet në mbrëmjen e së njëjtës ditë. Orari dhe detajet e programit të pritjes do t’i bëhen të ditura publikut gjatë ditës përmes kanaleve zyrtare të klubit”.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull