Ministria e Kulturës dhe Turizmit sot në lidhje me protestën e të punësuarve në Filarmoninë e Maqedonisë njoftoi se zgjedhja e drejtorit të këtij institucioni do të bëhet vetëm në përputhje me rregulloret ligjore.
Nga Ministria informojnë se Komisioni për selektimin e kandidatëve për zgjedhjen e drejtorit të Filarmonisë, në përputhje me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme dhe Administrative (LPPA), ka dorëzuar kërkesë tek pjesëmarrësit në konkurs për sqarime shtesë lidhur me dokumentacionin e dorëzuar, që ka qenë praktikë në procedurat e kaluara për zgjedhjen e drejtorit të Filarmonisë.
“Ministria hedh poshtë pretendimet e bëra në protestën e sotme. U bëjmë thirrje punonjësve dhe mbarë publikut që të ketë besim në procesin institucional, i cili zbatohet vetëm në përputhje me ligjin”, theksojnë në kumtesë.
Të punësuarit në Filarmoninë e Maqedonisë sot kanë mbajtur protestë para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, pasi dyshojnë për departizim të mundshëm për zgjedhjen e drejtorit të këtij institucioni.
Protesta e të punësuarve të Filarmonisë së Maqedonisë vjen pasi paraprakisht zëvendëskryeministri dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, në një intervistë për “24 Vesti” ka theksuar se gjatë ndarjes së funksioneve drejtuese nëpër institucione, VLEN ka marrë Filarmoninë dhe se drejtor do të jetë Mustafa Imeri.